Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Kamzës, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Familjarët e të miturit e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe drejtuesi ende nuk është identifikuar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik dhe identifikimin e autorit.
Autoritetet u bëjnë thirrje dëshmitarëve të ngjarjes që të ndihmojnë me informacione për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i policisë: Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.