Përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.03.2025, 19:27

Është identifikuar dhe arrestuar drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet Y.M 57-vjeç, i cili u vu në pranga 2 orë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave, fëmija u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje, kurse shoferi u largua nga vendngjarja.

Rreth orës 17:30, familjarët dërguan të miturin në Spitalin e Traumës. Dyvjeçari nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit