Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës, pasi akuzohet për ushtrim dhune fizike ndaj mbesës së tij. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E. L. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, e cila ka kërkuar dhe marrë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.
Ende nuk dihen të gjitha rrethanat e ngjarjes, por autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.