Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë kryqëzimit te Xhamia e Namazgjasë, ku dy vajza të reja janë kapur duke lëvizur në kundravajtje me automjetin e tyre.
Sipas një qytetari që ka raportuar rastin, vajzat po vinin nga Parku Rinia në drejtim të poshtëm, por në momentin që panë makinat e tjera të ndaluara në semafor, e kuptuan se ishin përballë trafikut të kundërt.
Në një tentativë të rrezikshme, ato u kthyen në mes të rrugës për të ndryshuar kahun, duke rrezikuar një përplasje fatale. Fatmirësisht, për shkak se makinat e tjera ishin të ndaluara në semafor, një aksident fatal fatmirësisht u shmang.
Mesazhi i qytetarit:
"Kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë. Ishin totalisht në kundravajtje. Dhe prapë, në fund, tentuan të kthenin makinën në mes të rrugës. Dy vajza të reja po vinin me makinë nga Parku Rinia për poshtë. Kur panë makinat që ishin te semafori, e kuptuan që ishin përballë me makinat e tjera. Dhe u kthyen në mes të rrugës për të ndërruar kahun. Desh u përplasën, por ishte fat që makinat e tjera ishin ndaluar në semafor të kuq në kryqëzim."