Pamjet e një incidenti shqetësues në Astir kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Dy vajza, të cilat po ecnin në punën e tyre, janë sulmuar nga një grua, për motive të paqarta.
Siç mund të shihet edhe në video, vajzat janë duke ecur kur gruaja me flokë të kuqe u del përballë dhe godet me grusht në fytyrë njërën prej tyre.
Vajzat e shqetësuara mbeten të habitura dhe largohen menjëherë, ndërsa gruaja fshin dorén dhe vazhdon të shajë e ofendojë vajzat, pa asnjë lloj motivi.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se e njëjta grua ka sulmuar edhe një vajzë tjetër pak ditë më parë te Rruga e Kavajës, por sërish motivet mbeten të paqarta.
Qytetarët e shqetësuar kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve pasi nuk dihet kush do jetë viktima e radhës.