Mori goditje në kokë, Rei Manaj nuk ndalet: “A do të mund të luaj në ndeshjen e ardhshme?”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.03.2025, 18:46

Rei Manaj u bë protagonist i një ngjarje të rëndë ditën e sotme gjatë ndeshjes së Sivaspor me Goztepe në kampionatin turk. Futbollisti i Kombëtares shqiptare pësoi një përplasje me një kundërshtar, si pasojë e së cilës ai mori një goditje të fortë në kokë dhe humbi ndjenjat në fushë.

Menjëherë shërbimi i urgjencës e transportoi atë në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes mjekësore, fjalët e para të Manajt kanë lënë të habitur stafin e spitalit. Mediat turke raportojnë se sulmuesi, ende në gjendje të qartë, pyeti menjëherë: “A do të mund të luaj në ndeshjen e ardhshme?” Kjo pyetje ka treguar edhe njëherë pasionin dhe dëshirën e fortë të Manajt për të vazhduar karrierën dhe për t’u kthyer sa më shpejt në fushë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit