Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike. Ai është shprehur se po bën një hap pas.
Ai ka thënë:
Shpresa për t’u ringritur si një opozitë e fortë kanë marrë goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjdihje që do i shërbente partisë Demokratike. Sot nuk dua të ndalem se kush kishte të drejtë dhe kush nuk kishte të drejtë. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur partinë demokratike të bashkuar nuk ia dolën. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e krytarit të PD.