Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Veternik të Prishtinës, ku pas rrëshqitjes së dheut në një vendpunishte, ka humbur jetën një person.
Viktima i takon moshës 40-vjeçare, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët emergjent.
Siç bën të ditur familjarët viktima është Fatlum Haradini.
“Njoftim: Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot pas nje aksidenti në punë. Ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Fatlum Xh. Haradini. Për ditën dhe kohën e varrimit të të ndjerit ju njoftojmë”, thuhet në njoftimin e tyre.