Një situatë shqetësuese ka shpërthyer në Spitalin Infektiv të Tiranës, ku është regjistruar një numër i lartë i të rriturve, veçanërisht, adoleshentëve që po paraqesin simptoma shqetësuese.
Simptomat përfshijnë gjendje të fikëti, diarre dhe temperatura të larta. Kjo valë e sëmundjes lidhet me informacionet që kanë dalë në dritë lidhur me sasinë e filetove me Salmonella të importuara nga Brazili, të cilat kanë shkaktuar shqetësime te qytetarët.
Një qytetar ka shprehur për JOQ shqetësimin se në familjen e tij, kushuriri ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore çdo natë, por spitali i ka ofruar vetëm serum dhe nuk ka ndërmarrë asnjë analizë për të diagnostikuar problemin.