Aksidenti kthehet në sherr masiv në Durrës, mbi 20 persona dhunojnë shoferin e Audit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.04.2025, 21:01

Një aksident mes dy automjeteve në lagjen 13 Plazh të Durrësit ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme, ku mbi 20 persona kanë sulmuar fizikisht njërin nga shoferët.

Ngjarja ndodhi kur një automjet tip “Audi” me targa gjermane, ku udhëtonte një familje shqiptare emigrante, u përplas me një “Volkswagen” me targa shqiptare. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata doli jashtë kontrollit dhe një grup të rinjsh ndërhynë duke dhunuar shoferin e Audi-t.

Si pasojë e sulmit brutal, viktima ka pësuar thyerje të hundës dhe çarje në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i Volkswagen-it është larguar nga vendngjarja dhe mbetet ende i paidentifikuar. Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe ndaluar autorët e dhunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit