Analisti Ilir Kulla, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes Tahiri, i ftuar në emisionin e Artur Zhejit, ka shtruar një pyetje ku thotë se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, duhet të verifikojnë nëse në muajin shkurt Tahiri i kërkoi ministrit italian Minnitit takim, por që italiani nuk e priti.
Ai shtoi se ne kemi nevojë për institucione, jo për Task Forca.
Kulla tha se nuk na e kanë fajin amasadorët, por e ka fajin kjo qeveri që hoqi moratoriumin e skafeve, hapi Sazanin dhe largoi Guardia di Finanza. Sipas tij Tahiri nuk është fajtori i vetëm për të gjitha këto, pasi dhe nëse e dënojmë në formën më të keqe, nuk i ka bërë ai.
Ilir Kulla tha: