Një qytetar i revoltuar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen skandaloze të aksit rrugor Plepa-Ndroq, i cili prej vitesh nuk është rehabilituar nga qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u lënë në harresë dhe në një gjendje të mjerueshme.
Qytetari ka dërguar një video ku tregon sesi goma e makinës së tij është çarë për shkak të gropave të panumërta në këtë aks rrugor. Ai thekson se vetëm një ditë më parë kishte ndërruar gomat e automjetit, të cilat ishin dëmtuar në një tjetër rrugë me gropa.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë bëhet në rrugën Plepa-Ndroq. Dje ia kisha ndërruar gomën makinës, se mu ça në rrugët që i ka lënë Rama gropa-gropa, e sot prapë u ça këtu. Ku shkojnë milionat për infrastrukturën, çfarë bëhet kështu?! Rruga skandaloze, me gropa, infrastruktura copë-copë, kjo rrugë ka vite që është lënë në këtë gjendje katastrofike."
Kjo situatë alarmante vë në rrezik jo vetëm automjetet, por edhe jetën e qytetarëve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Ndërkohë që qeveria mburret me investime infrastrukturore, realiteti në terren tregon një tjetër histori: rrugë të shkatërruara, mungesë investimesh dhe indiferencë totale ndaj problemeve të qytetarëve.