Vëllai dhe babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, ishin mes tre të plagosurve me armë zjarri sot jashtë gjykatës në Gjermani.
Policia tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se është kapur një prej autorëve të dyshuar të sulmit pak pas përfundimit të seancës.
Seanca e të mërkurës në gjykatën e Bielefeld nisi në ora 9:00 ndërsa sulmi me armë i dyshuar si hakmarrje, ndodhi pas orës 13.00.
Boksieri nga Kosova, Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit në një përplasje të dyshuar mes bandave kriminale.
Hyseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit pasi u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel.
Dyshohet se ai së bashku me të kërkuarin Aymand Dawoud Kirit, ekzekutuan Nimanin duke e qëlluar me 16 plumba.