Çfarë po ndodh në Astir? Një grua e mbuluar me çarçaf dergjet në rrugë, dyshohet se ka vdekur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.02.2025, 19:23

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e zonës së Astirit në Tiranë. Një grua e shtrirë në tokë, e mbuluar me çarçaf, është parë pranë komplekseve "Fratari", duke ngritur dyshime për një rast tragjik. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar autoritetet dhe kanë pritur me shqetësim mbërritjen e ambulancës.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihet nëse gruaja ka ndërruar jetë apo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Banorët e zonës janë të tronditur dhe po presin me ankth reagimin e ekipeve të emergjencës.

Mesazh i ardhur në redaksi nga një qytetar:

"Përshëndetje, JOQ. Çfarë ka ndodhur në Astir, te komplekset Fratari? Një njeri i mbuluar në tokë. Ishte grua, thjesht e kanë mbuluar, po presin ambulancën."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit