Alarmante: Faqe anonime në Instagram denigrojnë vajzat minorene në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2025, 23:52

Një denoncim tepër shqetësues ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare ka raportuar ekzistencën e disa faqeve në Instagram që publikojnë foto të papërshtatshme dhe denigruese të vajzave minorene në Fier.

Sipas saj, kjo situatë ka arritur në një pikë kritike, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin mendor të vajzave që janë bërë pre e këtyre akteve të turpshme.

Denoncuesja thekson se përmbajtja e postimeve është tejet fyese, banale dhe ofenduese, ndërsa vajzat minorene përmenden me emër dhe ekspozohen publikisht në mënyrë të tmerrshme dhe të papranueshme.

Ajo ngre alarmin se kjo situatë mund të çojë deri në vetëvrasje, veçanërisht te vajzat e reja që përjetojnë presion të madh psikologjik për shkak të publikimit të imazheve të tyre pa dëshirë.

Ja çfarë shkruan qytetarja në denoncimin e saj:

Përshëndetje, dua të bëj një denoncim për një faqe që po qarkullon në Fier ku cenohen emrat e gocave në moshë minorene dhe hidhen foto shumë banale. Do ju lutesha të bënit diçka, sepse dikush ose ndonjë fëmijë 13-vjeçar mund të bëjë edhe vetëvrasje. Po cenojnë fëmijë, minorene dhe adoleshentë se ju teket atyre të hapin faqe denigruese dhe degjeneruese për qytetin e Fierit."

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Vetëm pak ditë më parë, një situatë e ngjashme u raportua në Korçë, ku një faqe në Instagram publikonte materiale denigruese për vajza minorene. Pas hetimeve, u zbulua se faqja drejtohej nga dy vajza adoleshente, ndërsa disa nga viktimat kishin tentuar të vetëvriteshin nga presioni dhe bullizmi që përjetuan.

Kjo situatë duhet të marrë fund! JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përkatëse të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar dhe identifikuar personat anonimë që fshihen pas këtyre faqeve kriminale. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, përpara se të jetë tepër vonë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit