Aksident tragjik në Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2025, 10:03

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 13 të Durrësit, në rrugën “Martin Camaj”.

Sipas informacioneve të para, automjeti i drejtuar nga shtetasi R. L., 37 vjeç, ka përplasur automjetin që drejtohej nga shtetasja T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, K. D., kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për kujdes mjekësor.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit