Mbrojtës i të pandehurve dhe sulmues i “gojëve të liga”!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2025, 18:54

Kryeministri i Shqipërisë, që dikur ishte një mbështetës i SPAK-ut si "drejtësia e re", tani ka filluar të kritikoje këtë institucion, duke e quajtur pengesë për zhvillimin e vendit. Kjo ndodhi pas arrestimeve dhe hetimeve të personave që janë afër tij, si rektori i Universitetit Bujqësor dhe Erion Veliaj, të cilët Rama i mbron si "të pafajshëm" dhe i quan viktima të "keqkuptimeve të mëdha."

Në vend që të mbështeste hetimet, ai ka vendosur të bëhet avokat i të pandehurve, një përpjekje e dëshpëruar kjo, që të largojë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.

Ndërkohë që SPAK-i po heton korrupsionin në nivel të lartë, duke përfshirë akuzat për pastrim parash dhe shkelje të tjera të ligjit, Rama përdor edhe një strategji tjetër, strategjia e shpikjes së skandaleve të reja, për të mbuluar ato të vërteta që në fakt e kanë shqetësuar publikun. Pyetja që qyteatrët shtrojnë është, ku shkojnë fondet publike?

I gjendur në këtë situatë në prag të zgjedhjeve, duhet të jetë një manovër për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni i vërtetë. Siç ka ndodhur edhe herë të tjera kur "plasin skandalet", shefi i qeverisë nuk merret me skandalin por me gazetarët që e raportojnë.

Dikur, kur Shqipëria ishte e mbushur me parcela kanabisi, ai akuzonte gazetarët e kronikës se po dëmtonin imazhin e vendit. Më vonë, gjatë skandalit të inceneratorëve, i quajti “kazan” dhe “llumi i mejhaneve” për raportimet e tyre kritike. Tani që SPAK po i afrohet gjithnjë e më shumë, disa prej tyre po etiketohen si “armiq të brendshëm.”

Kështu i mbron AI të pandehurit dhe sulmon gojët e liga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit