Detaje të reja për vdekjen e 30-vjeçares, dyshohet se është vrarë me thikë disa ditë më parë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.02.2025, 14:50

Dalin në dritë detaje të reja, lidhur me 30 vjeçaren që është gjetur e pajetë në banesën e saj me qira. Sipas burimeve policore, dyshohet se ajo është vrarë me thikë disa ditë më parë.

Pas dy ditësh pa u parë, pronarët e banesës njoftuan policinë, të cilët, kur hynë në banesë, gjetën trupin e pajetë të gruas me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë në pjesën e barkut.

Gruaja dhe burri i saj kishin ardhur në Tiranë më 19 shkurt. Ata flisnin gjuhën gjermane dhe dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Kur pronarja kërkoi identifikimin e tyre, çifti i tha se nuk i kishin dokumentet, dhe më pas nuk e hapën derën kur ajo u rikthye.

Kur policia u fut në banesë, ajo ishte bosh, ndërsa burri, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes, nuk është gjetur. Gjaku i gjetur në vendngjarje ka treguar se mund të jetë vrarë dy ditë më parë, por kjo do të përcaktohet pas ekspertizës mjekoligjore.

Policia ka nisur kërkimin për bashkëshortin e viktimës, i cili dyshohet se ka larguar dokumentet e viktimës dhe mund të jetë larguar nga Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit