“Na u rrezikua jeta”, qytetarët presin urbanin e Vorës në mes të rrugës, pa ndriçim e sinjalistikë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.04.2025, 23:28

Kjo ishte situata mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në zonën ku ndalon urbani i Vorës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Për shkak të punimeve që po kryhen, vendndodhja e stacionit është zhdukur krejtësisht, dhe qytetarët janë të detyruar të presin në mes të rrugës, në një segment të ngushtë dhe tepër të rrezikshëm, pa ndriçim, pa sinjalistikë dhe pa asnjë masë sigurie.

Një qytetare që ishte e pranishme ka dërguar këtë mesazh shqetësues për JOQ Albania:

“Përshëndetje, sot kjo ishte gjendja tek qtu, rreth orës 21:00 teksa prisnim autobusin e Vorës. Meqë po bëjnë punime, vendin e stacionit e kanë hequr fare dhe njerëzit presin në mes të rrugës ku vihet në rrezik jeta e qytetarëve sepse rruga aty është shumë e ngushtë dhe makinat ecin shumë shpejt. Madje aty nuk ka as sinjalistikë që po punohet, as drita, asgjë. Aty po prisnim mbi 20 veta në rrugë, madje një makinë që po kalonte me shpejtësi dhe po i binte borisë për pak sa nuk shkeli një vajzë sepse aty janë ndarëset prej betoni të rrugës dhe nuk kishte vend as ku të shmangej. Aty pritem mbi një orë, që dhe kjo nuk është normale dhe gjatë kësaj kohe të gjithë ishin në rrezik për jetën. Turp t’u vijë atyre që dalin duke kërcyer në shesh dhe nuk bëjnë dot as një stacion autobusi por lënë njerëzit në rrezik t’i marrin përpara makinat që ecin me shpejtësi, ku mund të jetë dhe fatale. Të lutem postoje sepse sot mbi 20 njerëz mund të ishin aksidentuar.”

Ky është një alarm serioz për autoritetet! Nuk mund të justifikohet asnjë lloj punimi që lë qytetarët pa një vend të sigurt për të pritur transportin publik. Jemi në mes të vitit 2025 dhe qytetarët në Vorë presin autobusin në errësirë dhe mes makinash që kalojnë me shpejtësi, pa asnjë përgjegjësi nga institucionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit