Dy plumba në kokë e një në kraharor, detaje nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.04.2025, 09:22

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mëngjesin e sotëm në lagjen "Hajro Çakërri" të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur Hoxhaj, i cili kthehej në shtëpi, është qëlluar nga afër me tre plumba – dy në kokë dhe një në kraharor, në hyrje të banesës së tij. Ai punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë.

Renato Hoxhaj nuk kishte precedentë penalë dhe njihej si një person pa probleme në lagje. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve. Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar e para krismat dhe gjetur trupin e tij, ndérkohë ka lajmëruar menjëherë policinë.

Një nga elementët kryesorë që po hetohen është mundësia që autorët të kenë përdorur një rrugë alternative për të ikur, pasi ajo rrugë është pa kamera sigurie dhe në errësirë totale. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe ka nisur pyetje për disa persona, përfshirë një nga familjarët e viktimës, në përpjekje për të zbardhur rrethanat e krimit. Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme të ekzekutimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit