Asnjë gjurmë prej 6 muajsh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 65-vjeçares

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2025, 21:57

Pak muaj më parë JOQ Albania raportoi zhdukjen e Dallandyshe Heqimajt, një 65-vjeçare nga fshati Visokë i Mallakastrës.

I biri i saj ka kontaktuar sërish redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme, duke apeluar për ndihmë, pasi edhe pse kanë kaluar thuajse 6 muaj nga zhdukja e saj, ende nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen apo fatin e 65-vjeçares.

Ai bën thirrje që kushdo që ka informacion të kontaktojë në numrin: 0697387880.

Sipas dëshmisë së familjarëve, Dallandyshe Heqimaj u largua nga banesa më 3 nëntor 2024, në orën 12:10 të mesditës, në drejtim të paditur. Ajo vuante nga ankthi dhe depresioni, çka e bën zhdukjen e saj edhe më shqetësuese.

Familjarët bëjnë me dije se gjatë këtyre muajve kanë mbërritur disa informacione mbi vendndodhjen e mundshme të saj, por të gjitha kanë rezultuar të pasakta.

Apelojmë këdo që ka ndonjë informacion që mund të çojë në gjetjen e 65-vjeçares, është i lutur të na kontaktojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit