Gjendet Alpi pasi i denoncua i zhdukur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.04.2025, 00:37

Alpi, vogëlushi i denoncuar i zhdukur në JOQ nga familja e tij gjatë ditës së sotme, është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Alpi ishte raportuar i humbur rreth orës 15:00 në qytetin e Gjilanit. Familjarët, në përpjekje të dëshpëruara, kërkuan ndihmën e shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës përmes platformës JOQ Albania, duke iu drejtuar kujtdo për ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, 8-vjeçari që vuan nga spektri i autizmit është ribashkuar me familjen e tij, duke sjellë lehtësim dhe gëzim të madh për familjarët e të afërmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit