Një qytetare ka denoncuar një rast të çmimit të ndryshëm midis etiketës dhe faturës në një nga pikat e rrjetit të supermarketeve Big Market në Durrës. Sipas saj, bëhet fjalë për një produkt ushqimor – suxhuk nga Kosova – i cili në etiketën në raft kishte çmimin 186 lekë, ndërsa në faturë rezultoi me vlerë më të lartë, plot 203.66 lekë.
“Përshëndetje, doja të postonit këtë foto. Është bërë blerja në Big Market në Durrës, dhe siç duket qartë, çmimi në etiketë është më i lirë se sa në faturë. S’është hera e parë që ndodhin këto gjëra,” – shkruan qytetarja, e cila kërkon që rasti të bëhet publik në mënyrë që të rritet vëmendja ndaj këtyre praktikave.
Nuk është rasti i parë që qytetarët ankohen për mospërputhje çmimesh apo probleme me cilësinë e produkteve në këtë rrjet marketesh. Fenomene të tilla shtojnë shqetësimet për transparencën dhe korrektësinë ndaj konsumatorëve.