Kushte skandaloze tek Infektivi i Shkodrës: Pacientët mund të përfitojnë si “dhuratë” infeksione të tjera!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2025, 23:40

Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar kushtet e papranueshme higjieno-sanitare në një nga dhomat e Spitalit Infektiv të Shkodrës. Përmes një videoje të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, qytetari ka dokumentuar gjendjen e rëndë të shtretërve të pacientëve.

Nga pamjet e siguruara, dyshekët e shtretërve janë të papastër dhe të pandërruar, me njolla të dukshme që sipas qytetarit duken si gjurmë gjaku dhe papastërti të tjera. Kjo situatë është veçanërisht alarmante duke qenë se bëhet fjalë për një spital infektiv, ku standardet e higjienës duhet të jenë të një niveli të lartë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.

Me sa duket, në Spitalin Infektiv të Shkodrës, pacientët jo vetëm që mund të shërohen, por edhe të marrin një infeksion shtesë si dhuratë nga kushtet e mrekullueshme higjienike!

Denoncimi i qytetarit ngre shqetësime serioze për cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe kujdesin ndaj pacientëve në këtë institucion. Autoritetet përkatëse duhet të marrin masa urgjente për të adresuar këto kushte skandaloze dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të pastër për pacientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit