Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e RTSH, përflitet se do e bëjë “ushtar” të qeverisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.04.2025, 14:07

Eni Vasili është zgjedhur Drejtore e Përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), pas një votimi të dytë të zhvilluar sot nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni. Vasili mori 7 vota, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e televizionit publik për një mandat 5-vjeçar.

Në garë ishin tre kandidatë: Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Në raundin e sotëm të votimit, Vasili mori 7 vota, Jakaj 3 dhe Musai 1.

Emërimi i saj është shoqëruar me akuza për shkelje ligjore dhe konflikt të pastër interesi. Sipas dokumentacionit të dorëzuar në kuadër të kandidimit, Vasili rezulton të jetë ende aksionere dhe administratore e kompanisë private “Open Media & Marketing Consulting”, që operon në fushën e reklamave dhe marketingut, që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin “Për mediat audiovizive”.

Neni 104, pika 1/b e ligjit nr. 97/2013 ndalon qartë që kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së të ketë interesa të drejtpërdrejta apo të tërthorta në kompani që veprojnë në fushën e medias ose reklamës, për të shmangur çdo konflikt interesi që cenon pavarësinë e institucionit publik.

Platforma e saj e paraqitur gjatë aplikimit është cilësuar nga kritikët si një përpjekje për të shndërruar televizionin publik në zgjatim të propagandës qeveritare, në kundërshtim me misionin e RTSH-së si një media e pavarur publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit