Urgjente: Zhduket i mituri autik në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Alpit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2025, 22:53

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ku raportohet humbja e një vogëlushi 8-vjeçar nga Gjilani.

I mituri, i quajtur Alpi, është autik dhe ka humbur rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Familjarët bëjnë thirrje që kushdo që e sheh, të ndalojë dhe të njoftojë menjëherë në numrin e telefonit +383 49 902 750.

Sipas familjarëve, Alpi kishte veshur një bluzë të kaltërt dhe tuta sportive në momentin që ka humbur.

Qytetarë të shumtë në Gjilan kanë nisur të kërkojnë në qytet për gjetjen e tij, por deri tani pa rezultat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit