Mëngjesi i sotëm ka filluar me reshje shiu dhe rrebeshe, por sipas meteorologëve nga nesër pritet një përmirësim i kushteve të motit ku rrebeshet do të jenë kryesisht në zonat jugore dhe jugperëndimore gjatë pjesës së parë të ditës.
“Gjatë natës në orët e para të mëngjesit rrebeshet më të shumta kanë qenë në zonat jugore dhe shtrirjen jugperëndimore, ndërsa në pjesën e dytë të ditës përmirësim i motit. Nga nesër më pak reshje. Rrebeshet gjatë pjesës së parë të ditës. Në mesditë fuqizim i vranësirave".
Për sa i përket temperaturave, ato do të ulen me dy gradë në të gjithë territorin, ndërsa era e fortë do të ndjehet kryesisht në hapësirat detare.
"Rënie e temperaturave në veri e verilindje mesdita sjell rënie me 2 gardë, ndërkohë që minimumi do të jetë 3 gradë celcius, ndërsa maksimumi 10 gradë në territor".
Po ashtu, meteorologët kanë paralajmëruar rikthimin e reshjeve të dëborës që pritet të mbulojnë territorin, veçanërisht në zonat malore.
"Sonte në mbrëmje rikthehen reshjet e dëborës dukshëm në veri e verilindje dhe nga nesër reshjet e dëborës do bëhen të dukshme edhe në zonat malore në lindje dhe juglindje. Pak cm në dëborë e rikthyer në këtë fund marsi. Nga e diela deri të martën kthjellime e vranësira dhe reshje të papërfillshme kryesisht në zonat lindore kufitare. Kemi freskim të mëtejshëm të motit. Fillimi javës tjetër sjell përmirësim të kushteve të motit, temperatura të ulëta ndërsa në mesditë temperatura tipike të pranverës".
Ndërkohë fillimi i javës tjetër do të sjellë përmirësim të motit dhe temperatura tipike pranverore në mesditë.
Në Ballkan, situata është e ngjashme, me rrebeshe afatshkurtra në perëndim dhe reshje të pakta në brendësi. Dëbora ka rikthyer prani të saj në veri të Ballkanit.