Pak para zgjedhjeve, një tjetër shembull i ashtuquajturave “Asfaltet Elektorale” ka ngritur shqetësim mes banorëve të Njësisë Bashkiake Nr. 6. Një qytetar na shkruan se ruga “Sabaudin Gabrani”, e sapopërfunduar me fonde publike, është lënë në një gjendje skandaloze.
Qytetari raporton për një asfaltim të cilësisë së dobët, që nuk plotëson as standardet minimale të infrastrukturës. Përveç kësaj, mbeturinat e lëna pas nga firma që realizoi punimet e kanë kthyer zonën në një mjedis të ndotur, duke e bërë lagjen të duket më shumë si një vendgrumbullim mbetjesh sesa një rrugë e re.
Në këtë situatë, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të garantuar cilësinë e punimeve apo për të pastruar zonën.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ! Dua te ngrej ket shqetesim mbi Asfaltet Elektorale sic veprohet gjithmon ne prag te zgjedhjeve ! Rruga e sapo perfunduar” RRUGA SABAUDIN GABRANI”Njesia bashkiake nr.6 Tirane “Punë Skandaloze! Rrugë me fonde publike, mbeturina private!” Një firmë ka përfunduar punimet në lagjen tonë, por ajo që ka lënë pas është skandaloze! ❌ Asfalt me cilësi skandaloze! ❌ Mbeturina të lëna në rrugë, si të ishim një kosh plehrash ❌ Abuzim i pastër me fondet publike! Lagja është lënë në një gjendje të tmerrshme, ku në vend të një rruge të rregullt kemi mbeturina të shpërndara dhe një mjedis të ndotur. Nuk ka asnjë përgjegjësi nga firma dhe asnjë ndërhyrje nga institucionet! Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? A do të reagojë ndokush, apo këto para shkuan diku tjetër?! Banorët kërkojnë zgjidhje URGJENTE dhe ndëshkim për ata që kanë lejuar këtë abuzim!”