Në një denoncim të fundit nga një qytetar, është ngritur shqetësimi lidhur me cilësinë e naftës që importohet dhe shpërndahet në Shqipëri.
Sipas denoncuesit, nafta që përdoret vendin tonë është jashtë çdo standardi dhe i ka shkaktuar dëmtime të përsëritura në sistemin e injektorëve të makinës, duke e detyruar të paguajë për riparime të shtrenjta.
Qytetari ka treguar pamjet e naftës që ka nxjerrë nga makina e tij, duke theksuar ndryshimin e ngjyrës së saj, që mund të tregojë për ndotje apo cilësi të ulët të karburantit.
Ai thotë se kjo është hera e dytë që ndodh kjo problematikë, dhe ai kërkon një reagim të menjëhershëm nga autoritetet kompetente për të zgjidhur këtë çështje.
Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të bëjnë një verifikim të imtësishëm të naftës që përdoret në vend, në mënyrë që të mbrohen interesat e konsumatorëve dhe të parandalohet dëmimi i makinave dhe mjeteve të transportit.
Denoncimi i qytetarit:
“Dua te falenderoj Edi Ramen per naften qe na sjell perdit ne Shqiperi, po na i shef me shum servisi makinat se ne vete. aAnonim te lutem faleminderit. Kjo qe eshte tek bidonat eshte nafta qe e kam nxjerr prej makines, shife ca ngjyre ka dhe me ka prishur injektort e makines eshte e dyta here qe ma ben ket difekt prej naftes keqe qe kemi ne ne Shqiperi