Kaosi rrugor në daljen e autostradës për Tufinë dhe Peshkopi po bëhet gjithnjë e më problematik, sidomos gjatë orëve të pikut, sipas një qytetari që na shkruan për këtë problematikë. Ai thotë se pavarësisht se në hyrjet e rrethrrotullimit është e ndaluar parkimi, makinat jo vetëm që zënë hapësirat hyrëse, por disa persona kanë shndërruar zonën në një treg të improvizuar makinash, duke i lënë mjetet për shitje ditë e natë.
Tabela që ndalon parkimin është e qartë, por zbatimi i rregullave mungon tërësisht. Edhe pse situata është denoncuar disa herë dhe është bërë e ditur pranë autoriteteve, policia jo vetëm që nuk ka marrë masa, por shpeshherë është parë duke biseduar me ata që parkojnë, duke anashkaluar detyrën për të liruar hapësirën dhe për të shmangur trafikun e rënduar.
Mesazhi i plotë:
“Mirdita JOQ, doja ngrija nje shqetesim qe eshte shum problematik sidomos tani qe eshte ber mbikalimi i autostrades ne daljen per Tufin e Peshkopi, ketu trafiku ne oret e mengjesit dhe te pasdites behet kaotik, e per me teper ne shpatullat hyrese te rrethrotullimit qe duhej te jen te pastra pa parkim makinash, e per me teper dhe pse aty ka nje tabel qe i ndalo parkimin, jo vetem parkohen makina, por qe arrin kulmin eshte se njeri ka nxjerr dhe makinat e veta ne shitje dhe i len aty dit nate, dhe gjeja tjeter eshte dhe se shpesh dalin dhe polic e rrin ne rrethrrotullim duke i pr qe keto jan pengim per trafikun, dhe pse ua kam then dhe gojarisht se perse se sbatoni ligjin kur keni dhe nje tabel qe pengo parkimin e makinave, ngren supet e sveprojne, video qe do u dergoj tani e trego qarte kete gje, ju lutem bejeni ju publike se per policet as qe e rruajn fare, perkundrazi i kam par dhe duke ber muhabet me ata qe aty parkojne ! Flm Po ta vini re dhe pse tabela eshte keta jo vetem qe parkojne por dhe bejne treg makinash per ironi te fatit”.