Që në vitin 2023 kryetari i Bashkisë Kamëz premtoi se do të shtrohej rruga që lidh zonën e Laknasit me qytetin, por kanë kaluar dy vite dhe nuk është marrë asnjë masë. Banorët thonë se e vetmja gjë që bashkia ka bërë është se i ka hedhur një shtresë zhavorri, që i ka shkatërruar këmbët dhe atletet.
Njëri nga banorët thotë se i është drejtuar më një mesazh Kryetarit të Bashkisë Kamzë, Z. Suli në të cilin thekson se kjo rrugë nuk është përfshirë në tabelën e investimeve, ku shihen rrugët që janë planifikuar se do të shtrohen. Madje ai nuk ngurron t’i thotë se bashkia është fajtore që nuk mban premtimet dhe jo JOQ Albania, që i publikon premtimet e pa mbajtura.
Qytetari shkruan:
"Përshëndetje JOQ ! Kam nje ankese per bashkine e Kamzes ku na ka premtuar shtrimin e rruges qe ne 2023 dhe akoma nuk eshte bere asnje gje pervec nje zhavorri qe then kembet ose prish atletet. I kam shkruar kryetarit disa here po nuk marr pergjigje. Tek investimi i fundit per zonen e laknasit vetem rruga durresi nuk eshte vijezuar me te kuqe per tu shtruar dhe pse na u premtuar. Ju lutem pulbikojeni."