Një qytetar është gjendur përballë disa pamjeve shqetësuese, ku disa lopë të ngordhura janë hedhur në anë të Rrugës së Kombit, afër një kilometri pas urës së Zogut. Ai ka sjellë një video që tregon pamjet e lopëve të ngordhura atje.
Këto pamje shqetësuese janë një pasqyrë e papërgjegjshmërisë nga disa persona, duke ngjallur pyetje për shkakun e ngordhjes së këtyre kafshëve, nga të cilat marrim bulmet dhe mish. A është e nevojshme të kryhen analiza për të zbuluar shkakun?
Gjithashtu, mungon një reagim për pastrimin e zonës dhe për marrjen e masave nga autoritetet ndaj atyre që kanë hedhur kafshët në këtë mënyrë, duke rrezikuar mjedisin dhe higjienën e zonës. Për më tepër, kjo pamje e trishtuar do të ishte tepër e shëmtuar për sytë e turistëve që vizitojnë vendin.
Qytetari shkruan:
“Prsh !!!shikoni ku i kan hedhur lopet e ngordhura!!! Ndodhen ne rrugen e kombit gati nje kilometer sa kalon uren e zogut”
Një qytetar është gjendur përballë disa pamjeve shqetësuese, ku disa lopë të ngordhura janë hedhur në anë të Rrugës së Kombit, afër një kilometri pas urës së Zogut. Ai ka sjellë një video që tregon pamjet e lopëve të ngordhura atje.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 30, 2025
Këto pamje shqetësuese janë një pasqyrë e… pic.twitter.com/KXXsZvyjSl