Pavarësisht rasteve të shumta të raportuara dhe aksidenteve tragjike me pasojë jetë njerëzish, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rregullat e qarkullimit rrugor mbetet ende i ulët.
Një tjetër episod i rrezikshëm është regjistruar në Paskuqan, ku një shofer i papërgjegjshëm kryen manovra të rrezikshme në një zonë të banuar.
Në pamjet e siguruara nga JOQ, shihet qartë drejtuesi i një automjeti tip “Ford” duke tentuar disa herë të kryejë parakalime të rrezikshme në një rrugë me vijë të pandërprerë. Katër herë ai përpiqet të parakalojë, por tërhiqet për shkak të automjeteve që vijnë nga krahu i kundërt.
Në një moment, kur rruga i duket më e lirë, ai kryen një parakalim të dyfishtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
“Kamikazi duke rrezikuar jetën e njerëzve. Paskuqan, tek liqeni”, shkruan një qytetar.