“Përfundova një javë në spital, me të vjella dhe gjendje të fikëti”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.03.2025, 13:05

Gazetarja Arestina Skënderi ka ndarë përvojën e saj tronditëse mbi pasojat e konsumimit të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë, që ka qarkulluar në treg pavarësisht se ishte identifikuar me bakterin e rrezikshëm.

Ajo rrëfen se ka përjetuar disa episode të fikëti dhe është detyruar të shtrohet për ditë të tëra në spital për t’u stabilizuar.

Skënderi ngre akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke e cilësuar atë si një nga institucionet më të papërgjegjshme në vend.

Ajo shpreh shqetësimin se ky mish i kontaminuar mund të ketë përfunduar edhe në mensat e çerdheve dhe shkollave, duke vënë në rrezik shëndetin e fëmijëve.

Ajo shkruan:

“Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha… Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të duhura për të parandaluar situata të rënda.”, shkruan ajo. “Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë? Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi.”

Ngjarja ngre sërish shqetësimin mbi sigurinë ushqimore në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit