Mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin “Skënderbej” për Fitër Bajram

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.03.2025, 12:12

Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila shënon përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” që në orët e para të mëngjesit për të kryer faljen e Bajramit, duke e kthyer këtë moment në një simbol të bashkimit dhe përkushtimit shpirtëror.

Kjo ditë është një moment reflektimi, falënderimi dhe solidariteti, ku besimtarët luten për paqe, mirësi dhe pranimin e sakrificave të bëra gjatë muajit të agjërimit. “Qoftë kjo ditë pranimi i të gjitha lutjeve dhe shpërblimi i të gjitha të mirave,” është urimi që përcjellin shumë besimtarë në këtë festë.

Festimet e Fitër Bajramit vazhdojnë me vizita familjare, akte bamirësie dhe ndarje gëzimi me të dashurit, duke ruajtur traditat dhe vlerat e kësaj dite të shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit