Flet axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 14:07

Axha i Ardit Zymerit 19-vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, tha se nuk e di se si ka ndodhur rasti.

Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.

Ai njoftoi se për rastin, familja është informuar dje mbrëmë dhe se sipas tij, dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.

“Arditi ka qenë djali i vëllait. Informatë zyrtare nuk kemi deri tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd.

Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim.

Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit