Osmani thotë se së shpejti do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.03.2025, 11:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të certifikuara.

“Pak më parë ka ardhur edhe shkresa zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në presidencën e Republikës së Kosovës, ku na njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Kosovës. Siç e dini ka një afat prej 30 ditësh, është një afat kushtetues, ligjor i cili parashihet për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për momentin ekipi ime ligjore është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Pra, të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues, për momentin nuk mund t’iu jap një datë se dua të jem e saktë, mirëpo shumë shpejt do ta kemi atë”, tha Osmani.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në afat prej 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR

Kush meriton të quhet “Harami i muajit Mars”?

  •  Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Dy të rinjtë nga Lushnja, njëri 17 dhe tjetri 20, dhunuan 44-vjeçarin Fabjol Hysi dhe i çanë kafkën me gurë pasi sipas tyre, Hysi shurdhmemec i kishte sharë. Dy të rinjtë u arrestuan, por Enea Korreshi u la i lirë pasi është kushëriri i Elton Korreshit, kandidat i PS për deputet në Lushnje
    899 Vota
  • Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Ministrja e Bujqësisë e cila në dimër ushqeu shqiptarët me 10 ton mandarina me pesticide dhe në pranverë me 18 ton fileto pule me salmonelë. Pavarësisht këtyre skandaleve të njëpasnjëshme, ministrja vazhdon e qetë detyrën e saj, kërkon edhe një mandat si deputete, dhe jep intervista e buzëqeshur sikur asgjë mos të ketë ndodhur
    229 Vota
  •  Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Një 53-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve vrau me thikë, duke e goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte në Selanik. Pavarësisht transportit në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte
    74 Vota
  • AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që punën e bën vetëm në rrjete sociale, pasi kurrë nuk del në terren për të kontrolluar marketet, dyqanet dhe kioskat për produktet e skaduara dhe jashté çdo standardi që shesin. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, AKU mbyll sytë dhe veshët dhe vijon gjumin
    155 Vota
  • Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Aleksandër Krrashi ndodhet në burg pasi betonierja e tij u bë shkak për një aksident tragjik ku 4 të rinj humbën jetën. 24-vjeçari drejtonte betonieren pa patentë dhe ndalimi në rrugë pa bllokazh solli përplasjen e fortë të “Audit” ku të rinjtë lëviznin me shumë shpejtësi.
    325 Vota
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit