Arrestohet një person në Podujevë për skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2025, 09:12

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar është kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit në një lokal.

Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një thikë dhe disa stikera-fatura.

Personi i arresuar B.G., (mashkull) 23 vjeç me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit