Një studim i fundit nga SHBA paralajmëron se të paktën se dy të tretat e pesticideve më të zakonshme janë shkaktare të ngadalta të kancerit të prostatës te meshkujt.
Studiuesit e Stanford University analizuan ekspozimin e popullatës ndaj 295 kimikateve të ndryshme në vend nga viti 1997 deri në 2006 dhe zbuluan se zonat që përdornin më shumë pesticide në bujqësi kishin gjithashtu numra më të lartë kanceri.
Katër nga këto pesticide ishin të lidhura me vdekjen nga kanceri i prostatës, që sipas studiuesve përdoren rregullisht në prodhime masive bujqësore si gruri, soja, misri e tërshëra.
Studimi tregonte më tej se dy nga pesticidet më të rrezikshme ishin të pranishme gjithashtu te luleshtrydhet, mollët, spinaqi, pjeshkët, rrushi, shkruan rrjeti Daily Mail.
Industria në SHBA justifikohet se shumica e grurit të prodhuar në SHBA nuk është për konsum njerëzor por përpunohet në etanol ose ushqim për blegtorinë, edhe pse kjo nuk redukton rreziqet.
Por vetëm në vitin 2023, 288,300 amerikanë u diagnostikuan me kancer të prostatës, që është kanceri i dytë që prej më shumë meshkujt.
Prostata është një gjendër me masë sa një kokërr arre në fshikëzën e urinës dhe është parësore në prodhimin e spermës.
Prej vitesh kanceri prostatës është lidhur me ekspozimin ndaj kimikateve helmuese në ushqim, ujë e ajër, ashtu siç është bërë lidhja edhe me kancerin e trurit, të veshkave, të gjëndrave limfatike apo të gjakut.
Drejtuesi studimit, urologu Dr Simon John Christoph Soerensen, tha: “Kërkimi demonstron rëndësinë e studimit të ekspozimit mjedisor siç janë pesticidet, për të shpjeguar përhapjen e kancerit të prostatës.
Pesticide si 2,4‐D, linuron, e karbaril janë lidhur edhe më herët me kancerin te njerëzit, ndërsa për herë të parë bëhet lidhja me kancerin e 19 kimikateve të tjera që përdoren kundër barërave të këqija, insekteve e parazitëve.
Në to përfshihet cloransulam‐methyl, herbicidi i përdorur te farat e sojës, si dhe Thiamethoxam, insekticidi që spërkatet ndaj misrit, pambukut, grurit, patateve.
Po aq i rrezikshëm rezulton dhe ekspozimi ndaj kimikatit ‘glifosat’, herbicidi që gjendet në produktet RoundUp dhe perdoret ne dritherat.
DailyMail.com shkruan se 14 nga 22 kimikatet e identifikuar nga Stanford përdoren në farat e sojës, 13 prej tyre përdoren te misri, 10 prej tyre te gruri, 10 te tërshëra dhe 8 te bajamet.
Zyrtarët në SHBA thonë se përdorimi i pesticideve është i kontrolluar në mënyrë rigoroze dhe se këto produkte nuk janë gjithmonë për konsum njerëzor, por fushata masive e spërkatjes së pesticideve ka shkaktuar degradim të tokës dhe depërtim në burimet ujore.
Cloransulam‐methyl, herbicidi i përdorur te farat e sojës, si dhe Thiamethoxam, insekticidi që spërkatet ndaj misrit, pambukut, grurit, patateve, jane shkaktare.