“Kam gjithë ditën këtu me dhimbje”: Qytetarja me apandesit pret mbi 9 orë në qsut për të bërë operacionin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2025, 23:21

Një denoncim urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare raporton për një situatë të rëndë dhe të papranueshme në Urgjencën e QSUT.

Sipas saj, ajo ka mbërritur në spital që në orën 13:00, duke pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për apandesit, por edhe pas më shumë se 9 orësh pritje, ende nuk është operuar.

"Asnjë nuk të shërben, të lënë të vuash! Kafshëri! I thashë se vij vetë te skaneri, më thanë se ka procedura dhe duhet të pres barelën. Kam gjithë ditën këtu me dhimbje!" – shprehet qytetarja e revoltuar.

Si është e mundur që një rast urgjent të lihet në mëshirë të fatit për orë të tëra? A ka ndokush përgjegjësi për këtë neglizhencë të rëndë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit