‘Ka abuzime pafund te FA’/ Thellohet skandali: ‘Lëpirësi’ i Ministrisë shet uniforma ushtarake!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2025, 00:02

Pas denoncimit të mëparshëm nga një oficer i Forcave të Armatosura (FA), i cili theksonte detyrimin e ushtarakëve për të blerë uniformat me paratë e tyre, dy denoncime të tjera kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke zbuluar detaje të reja tronditëse mbi gjendjen e ushtrisë shqiptare.

Denoncimi i parë: Një ushtarak me 16 vite shërbim konfirmon se uniformat nuk shpërndahen prej më shumë se pesë vitesh. Ai hedh akuza të forta ndaj një "lëpirësi" të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili, sipas tij, ka hapur një dyqan dhe u shet uniforma ushtarakëve. Më tej, ushtaraku thekson presionin e vazhdueshëm për të mos marrë leje dhe kërcënimin e transferimeve të detyruara nëse ushtarakët ankohen.

"Kemi mbi 5 vjet që s'marrim uniformë sepse një nga këto lëpirsat e MM ka hapur dyqan dhe i shet, që ne të shkojmë t'i blejmë atje. Plus që leje s'marrim kurrë se të bëjnë presion transferimi sa më larg. Ushtria shqiptare për të ardhur keq vidhet pa hesap," – shkruan ushtaraku i revoltuar.

Gjithashtu, ai denoncon mosmarrjen e lejeve vjetore, ndërsa shton se vendndodhja e dyqanit të rrobave ushtarake, dihet nga të gjithë ushtarakët. "Turp, vetëm t'u vjedh e ne bëjmë shërbim me uniforma të grisura," – përfundon ai.

Denoncimi i dytë: Një tjetër ushtarak konfirmon vërtetësinë e denoncimit të parë, por zbulon edhe abuzime të tjera. Ai thekson se ushtarakët detyrohen të punojnë orë shtesë gjatë natës pa u paguar dhe se kushtet e ushqimit në mensa janë të papërshtatshme.

"Përshëndetje, si ushtarak që jam e konfirmoj se kjo është e vërtetë, por jo vetëm kaq. Abuzohet edhe me orët e punës. As nuk paguhen orët natën, edhe bëjmë shërbim më tepër se duhet. Menca është me ushqim edhe kushte aspak të përshtatshme," – shkruan ushtaraku.

Këto dy denoncime të reja hedhin dritë edhe më të errët mbi situatën e rëndë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Përveç mungesës së pajisjeve bazë si uniformat, ushtarakët duket se përballen me abuzime të vazhdueshme në lidhje me orarin e punës dhe kushtet e jetesës. Pyetja thelbësore mbetet: kur do të ketë një reagim nga Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet përgjegjëse për të ndaluar këtë shpërdorim dhe neglizhencë ndaj atyre që mbrojnë vendin?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit