Një tjetër rast i parkimeve të papërgjegjshme ka marrë vëmendjen e qytetarëve, këtë herë në Berat.
Një shofer i një Lamborghini Urus, me vlerë qindra mijëra euro, u filmua duke lënë automjetin e tij luksoz në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Pas publikimit të videos JOQ Albania, policia ka reaguar dhe ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit, duke e gjobitur me një masë administrative prej 3000 lekësh të rinj.
Ftojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë raste të tilla! Në një kohë kur trafiku dhe parkimet kaotike janë një problem i madh në qytetet shqiptare, reagimi qytetar mbetet mënyra më e mirë për të nxitur autoritetet të veprojnë.