Mbrëmjen e kaluar në Dukagjin u ekzekutua 73-vjeçari Zef Guri ndërsa u plagos rëndê djali i tij Gjin Guri.
Ka dyshime se Gjovalin Guri, nipi i 73-vjeçarit Zef Guri, ka marrë pjesë direkte në atentatin ndaj xhaxhait dhe kushëririt.
Ai vazhdon të jetë në kërkim, ndërsa Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj u vetëdorëzuan sot në polici pasi u shpallën në kërkim.
Por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë duke deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Gjin Guri, dyshohet se ka qenë shënjestra e këtij atentati për motive kanabisi ose shfrytëzimin e pyllit.