Edhe pak minuta na ndajnë nga super-sfida Poloni-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.
Në këtë ndeshje të parë që luhet në stadiumin kombëtar të Varshavës, kuqezinjtë nën drejtimin e Silvinjos do të rreshtohen 4-3-3.
Me këtë rreshtim shqiptarët mendojnë pozitivisht për pikë dhe pse jo edhe fitore ndaj polakëve që në sulm kanë Swiderski dhe Lewandowski.
Strakosha starton në portë, Hysaj(kapiteni), Mihaj, Kumbulla dhe Balliu në mbrojtje, Cikalleshi, Uzuni dhe Asani në sulm dhe në mesfushë Asllani, Gjasula dhe Ramadani.
Polonia (4-4-2): Szczesny; Bednarek; Linetty; Frankowski; Salamon; Kiwior; Kaminsky; Zielisnki; Zalewski; Swiderski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Veseli, Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho