Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kamëz, në rrugën New York, tek Rrethi i Bathores.
Sipas informacioneve të para, nga një automjet është qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin pranë vendit të incidentit.
Menjëherë pas të shtënave, automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.