“Të është q… mami, o b…?!”/ Përgjigjja e turpshme e lokalit në Astir ndaj qytetarit të shqetësuar nga zhurmat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.02.2025, 00:01

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ankohet për një lokal në zonën e Astirit që çdo fundjavë luan muzikë me volum të lartë, duke shqetësuar banorët.

Sipas qytetarit, edhe pse është telefonuar policia disa herë, situata vazhdon të përsëritet, dhe në raste të caktuara, policia nuk ka reaguar fare.

Ajo që ka revoltuar edhe më shumë qytetarin është përgjigjja e faqes së lokalit në Instagram, e cila jo vetëm që nuk ka pranuar kritikat, por ka përdorur një gjuhë tejet denigruese dhe fjalor vulgar ndaj qytetarit që ka kërkuar qetësi.

Në mesazhin e publikuar, përfaqësuesi i lokalit flet me fyerje dhe ofendime të rënda ndaj denoncuesit, duke treguar një mungesë totale etike dhe respekti për komunitetin.

Kjo situatë ka shkaktuar zemërim te banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për të garantuar qetësinë publike dhe për të ndëshkuar jo vetëm ndotjen akustike, por edhe sjelljen fyese dhe arrogante të përfaqësuesve të këtij lokali.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Ju lutem, mund të bëjmë një denoncim në lidhje me një lokal në lagjen e Astirit, se çdo të premte po shqetësohemi nga volumi i lartë i muzikës live. Çdo fundjavë lajmërojmë policinë, pushon atë ditë dhe një javë më pas është po e njëjta gjë. Jemi me fëmijë të vegjël, të sëmurë, ikim në punë dhe në fundjavë, dhe kjo gjë është bërë e papërballueshme. Muzika në këtë lokal fillon në orën 19:00-20:00, siç mund të shihet edhe në postimet e faqes së tyre në Instagram. Lokali nuk e ka fare amortizimin e zhurmave dhe vjen në shtëpinë tonë muzika sikur e kemi ndezur vetë dhe jo lokali. Është telefonuar dje policia mbi pesë herë dhe në të gjitha rastet na është thënë që po vjen një patrullë, por nuk erdhi asnjëherë. Kjo situatë ka disa javë që vazhdon. Dy javë më parë policia erdhi dhe muzika u ndalua, ndërsa dje as që u paraqitën fare. Mesa duket, e paskan marrë kafen e tyre. Kemi shkruar edhe një koment në profilin e tyre dhe kemi marrë një mesazh të tmerrshëm si përgjigje."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit