“Dhuro pak ushqimore” për familjet në nevojë gjatë muajit Ramazan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2025, 23:05

Me 1 mars fillon muaji Ramazan, gjatë të cilit praktikantët e fesë islame agjërojnë prej lindjes deri në perëndim të diellit. Gjatë këtyre 30 ditëve shumë njerëz zgjedhin që të ndihmojnë ata që janë në nevojë.

Një thirrje për ndihmë ka publikuar edhe organizata “Islamic Relief Kosova”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo organizatë ka njoftuar se kushdo që dëshiron të kontribuojë mund ta bëjë nëpërmjet kësaj organizate.

Ky është postimi i plotë:

Rreth 2000 familje me fëmijë jetimë në kushte të vështira jetësore presin mbështetjen tonë gjatë këtij Ramazani. Për gjithë ata që duan të kontribuojnë, një pako ushqimore për një familje kushton 30€. Ndërsa aksioni është i hapur që tani dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit të bekuar të Ramazanit. Ushqeje një familje! +383 45 906 733 islamicreliefkosova.org/donation Xhirollogaria në NLB: 1708200008014285

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit