Tërmeti tronditi Shqipërinë/ Qytetarët dalin në rrugë, në Klos dhe Dibër ka dëme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 23:50

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Sipas IGJEUM tërmeti me madhësi 4.7 i shkallës Rihter ka patur si epiqendër Klosin.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur në Tiranë, Lezhë dhe Dibër shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe po rrinë në rrugë dhe makinat e tyre.

Ndërkohë në Xibër, Dibër raportohet edhe për dy shtëpi të dëmtuara. Edhe në Klos, zyrtarët kanë raportuar për 3 shtëpi të dëmtuara por numri pritet të rritet në vijim.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për lëndime te njerëzit.

Njoftimi i IGJEUM:

Sot në datën 15/01/2023, Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit