Pas publikimit në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë gjysh Nusreti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.03.2025, 21:53

Lajm i mirë! 80-vjeçari Nusret Shuapi, i cili ishte shpallur i humbur pasditen e sotme, është gjetur dhe është kthyer i sigurt pranë familjes.

Pas publikimit të apelit në JOQ Albania, një qytetar që kishte parë lajmin kontaktoi familjarët dhe i informoi për vendndodhjen e të moshuarit. Ai u gjet i ulur në një stol, duke pushuar.

“Ishte i ulur në një stol po pushonte. Më telefonoi një djalë pasi kishte parë njoftimin te ju. Tani e solla në shtëpi,” tha nipi i tij për JOQ Albania.

Falë ndërgjegjësimit dhe solidaritetit të qytetarëve, kjo histori pati një fund të lumtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit