Një qytetar ka denoncuar një rast tronditës pranë redaksisë së JOQ Albania, ku disa qen të ngordhur janë gjetur të hedhur pranë një kazani plehrash në Surrel, Tiranë.
Sipas tij, raste të tilla po përsëriten shpesh në të njëjtën rrugë, e cila është edhe rruga që përdor çdo ditë kryeministri Edi Rama, pasi banon aty afër.
Nuk dihet ende se kush i ka helmuar qentë, por qytetari që denoncoi rastin thekson se ata janë viktima të helmimit të qëllimshëm.
“Çfarë plehrash janë këta njerëz! Të lutem publikoje këtë foto. Çdo ditë po i vrasin qentë. Është rruga 'Bilal Troksi', aty ku kalon çdo ditë kryeministri Edi Rama, se aty afër dhe banon. Kam parë disa herë qen të ngordhur në të njëjtën rrugë. I kishin helmuar. Ky është krim!” – tha qytetari i revoltuar për JOQ Albania.
Pamjet janë tejet të rënda dhe tregojnë një situatë alarmante të masakrimit të qenve endacakë. Deri kur do të vazhdojë kjo mizori? Pse institucionet heshtin dhe si është e mundur që kjo masakër ndodh pikërisht në rrugën ku kalon çdo ditë kryeministri?